Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri me dije se gjendja në pikën kufitare Bajakovo, mes Kroacisë dhe Serbisë, është normalizuar dhe kalimi tani po zhvillohet pa pritje të zgjatura, pas orëve të raportuara me radhë dhe ngadalësime gjatë ditës.
Të lidhura
None found
Përmes Ambasadës së Kosovës në Kroaci, MPJD-ja ka komunikuar në mënyrë të pandërprerë me autoritetet kufitare, të cilat sqaruan se vonesat e përkohshme ishin pasojë e aplikimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), që kërkon kontrolle shtesë në procedurat kufitare.
Ambasadori Martin Berishaj, së bashku me ekipin e ambasadës, shkoi personalisht në pikën kufitare Bajakovo për të ofruar asistencë dhe për t’u takuar me qytetarët që prisnin në kolonë.
MPJD theksoi se do të mbetet e përkushtuar për informimin dhe ndihmën ndaj qytetarëve, sidomos gjatë muajve të verës, kur fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare rritet ndjeshëm.
