Një person është gjetur pa shenja jete në njërën nga qendrat e masazhit, në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-ve. Por, identiteti i tij nuk është konfirmuar pasi ai nuk kishte dokumente me vete, në momentin kritik.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes dhe trupi më pas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Pasdite, qendra e masazhit ku ndodhi rasti tragjik qëndronte e mbyllur.