Avokati Spartak Ngjela është shprehur kundër nismës për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër, të cilën e ka përkufizuar si një veprim antikombëtar.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se kjo kërkesë mund të mbështetet vetëm nga “agjentët e Beogradit” dhe kërkoi reagimin e institucioneve shqiptare dhe të SPAK-ut.
Në postimin e tij të plotë, Ngjela shkruan:
“Kërkesa për ngritjen në Shkodër të institucionit ndërkombëtar, Konsullatës së Serbisë, mund të pranohet në Shqipëri vetëm nga agjentët e Beogradit, por në asnjë rast nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.
Dihet se kush është personi që po e propozon.
Atëherë?
Mbetet të shihet se si do të veprojnë shqiptarët dhe SPAK-u përballë një akti të tillë antikombëtar.”
