Deputetët marrin ftesat për seancën konstituive të Kuvendit, publikohet rendi i ditës

Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes dhe ish-kryetare e Kuvendit, u ka dërguar deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive, e cila do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 10:00.

Të lidhura

None found

Bashkë me ftesën, deputetëve u është përcjellë edhe rendi i ditës i kësaj seance.

Procedura do të nisë me krijimin e Komisionit të përkohshëm që do të verifikojë kuorumin dhe mandatet e deputetëve, ndërsa më pas do të bëhet betimi i tyre.

Në pikën e tretë parashihet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, kurse seanca do të përmbyllet me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Drejtimin e mbledhjes së parë do ta bëjnë deputeti më i moshuar dhe deputeti më i ri që ndodhen në sallën e Kuvendit.

Sipas përcaktimit të nenit 67, kandidaturën për Kryetar të Kuvendit e paraqet grupi më i madh parlamentar. Për zgjedhjen e tij nevojitet shumica e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 61 vota nga 120.

Gjithashtu, deputetët duhet të zgjedhin pesë nënkryetarë të Kuvendit. Tri grupet më të mëdha parlamentare propozojnë nga një nënkryetar, ndërsa dy të tjerët propozohen nga komunitetet joshumicë.


Shtuar 1.08.2026 15:44

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort