Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, për shkak të temperaturave të parashikuara për ditën e nesërme, do të kufizohet përkohësisht lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Masa do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi parashikimi meteorologjik tregon temperatura prej 32°C ose më të larta.
Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, automjetet do të vijojnë të qarkullojnë pa kufizime. Përjashtim nga ndalimi bëjnë automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë masën e përcaktuar dhe ta organizojnë qarkullimin në përputhje me orarin e njoftuar.
