Republika e Kosovës dhe komuniteti kosovar në Baden-Württemberg kanë marrë një lajm të rëndësishëm institucional pas ndryshimit të statusit të misionit diplomatik në Stuttgart.
Të lidhura
None found
Me dekretin e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përfaqësia është transformuar nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Stuttgart në Konsullatë të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Ngritja e këtij niveli përfaqësimi shihet si vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e konsullatës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në shërbim të qytetarëve kosovarë në Baden-Württemberg dhe më gjerë.
Konsullata e Kosovës në Stuttgart ka theksuar se statusi i ri do të forcojë rolin e saj në përfaqësimin e Republikës së Kosovës dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas njoftimit të misionit, ky vendim përbën një moment të rëndësishëm institucional dhe dëshmon punën e zhvilluar përmes angazhimit profesional, bashkëpunimit të ngushtë dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës.
Nga konsullata është bërë e ditur se statusi i ri sjell edhe më shumë përgjegjësi për vijimin e punës me profesionalizëm e përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe interesave shtetërore.
“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!”, thuhet në përfundim të njoftimit.
