Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nesër do të zbatohet një kufizim i përkohshëm për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Masa do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të pritshme prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Qarkullimi në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të vijojë normalisht, pa kufizime.
Jashtë këtij kufizimi janë automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka kërkuar operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të respektojnë masën, si dhe të organizojnë lëvizjen e tyre sipas orarit të përcaktuar.
