Categories: kosovë

Murati u bën thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në votimin për presidentin

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, u ka bërë apel kolegëve nga partitë opozitare që të mos mungojnë në seancën ku pritet të votohet presidenti i ri.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për KosovaPress, Murati tha se Vetëvendosje ka qenë në çdo moment e gatshme për bisedime, ndërsa sipas tij, të njëjtën gatishmëri nuk e kanë treguar partitë e tjera politike.

“Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për diskutime lidhur me presidentin. Tani u takon deputetëve të partive të tjera parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen në sallë gjatë votimit. Siç dihet, herën e kaluar vendi shkoi në zgjedhje pasi opozita bojkotoi votimin për president”, u shpreh Murati.

I pyetur për arsyen pse në mbledhjen e sotme të qeverisë nuk është përfshirë në rend dite projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, Murati tha se çdo nismë ligjore duhet të kalojë fillimisht nëpër një proces shqyrtimi.

“Edhe ky projektligj, njësoj si të gjitha projektligjet e tjera, kërkon kohë për t’u analizuar dhe trajtuar. Ministritë përkatëse e shqyrtojnë, japin opinionin e tyre dhe më pas ai procedohet”, deklaroi ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e 23 shtatorit, bëri të ditur se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.

të fundit

Mario Mitaj ndihmon me 5000 dollarë familjen Prelocaj në Vermosh

Mario MitajMbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj gjithmonë përpiqet të tregojë versionin më të mirë jo vetëm në fushën e blertë,…

48 seconds ago

Agon Ferati në Tiranë: Partneritetet ekonomike mund t’i shndërrojnë ndarjet e Ballkanit në mundësi zhvillimi të përbashkët

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka marrë pjesë në Balkan Business Forum në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë…

5 minutes ago

Mendova se po vdisja”, Iniesta rrëfen betejën e tij me depresionin gjatë kohës te Barcelona

Andres Iniesta i kishte të gjitha: trofe, njohje dhe golin më të rëndësishëm në historinë e Spanjës. Por brenda, diçka…

12 minutes ago

Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit/ Denoncimi i Jorida Tabakut: Korporata e Investimeve, shoqëri shtetërore që merr pronat! Duhet transparencë, kush përfiton?

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kritikuar mënyrën se si qeveria administron pronat publike, duke kërkuar që marrëveshjet për zhvillimin…

18 minutes ago

Polici Afrim Syla ndahet nga jeta, Sindikata shpreh ngushëllime

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor Afrim Syla. Përmes një telegrami…

19 minutes ago

Dimal Basha takon ambasadoren e re zvicerane, në fokus projektet e transportit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin…

20 minutes ago