Para nisjes së seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se mbledhja e thirrur sot, pas përfundimit të afatit 30-ditor, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.
None found
Murati argumentoi se Kushtetuta kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke sjellë si shembull vitin e kaluar, kur 26 prilli ishte afati i fundit, ndërsa procesi u përmbyll në tetor.
“Seanca është plotësisht kushtetuese. Kushtetuta kërkon që Kuvendi i Kosovës të konstituohet. Nëse e kujtoni vitin e kaluar, 26 prilli ka qenë data e fundit, por është konstituuar në tetor”, tha Murati.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar për të shtunën, sot, në orën 11:00. Partitë ish-opozitare kishin kërkuar që mbledhja të zhvillohej dje pasdite, me arsyetimin se në mesnatë skadonte afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e institucionit ligjvënës.
Nga zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe Aleanca 7.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së…
Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza…
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet…
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej…
Ministria e Punëve të Brendshme po heton nëse pas lëmoshëkërkimit të organizuar në rrugët e Shkupit qëndron një grup kriminal.…