Categories: kosovë

Murati kërkon ndërhyrjen e organeve të rendit për deklaratat e Listës Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se ndaj fjalëve të përdorura nga përfaqësuesit e Listës Serbe duhet të veprojnë organet e rendit dhe prokuroria.

Të lidhura

None found

“Nuk mendoj se u tolerua, po besoj se e patë se ne votuam kundër. Sa i përket fjalëve që dikush mund t’i thotë aty për aty, ne nuk e kemi në kontroll. Për këtë gjë duhet të merreshin organet e rendit, prokuroria”, tha Murati.

Reagimi erdhi pas deklaratave të deputetit të Listës Serbe, Sllavisha Simiq, i cili gjatë seancës së sotme foli për “popullin serb” dhe Kuvendin e Kosovës e quajti Parlamenti i Prishtinës. Këto komente u bënë teksa ai propozoi Igor Simiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ndërsa në seancën e 9 shtatorit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte kundërshtuar deklaratën e Igor Simiqit gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar. Në atë rast, Simiqi kishte thënë se kandidatura paraqitej “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e kishte cilësuar këtë formulim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i kërkuar deputetit që ta tërhiqte deklaratën.

Këtë herë, megjithatë, kryetarja e Kuvendit nuk reagoi ndaj fjalimit të Simiqit, i cili tha se bëhej fjalë për “deputetët nga radhët e komunitetit e popullit serb që e përfaqësojnë popullin serb këtu në parlamentin e Prishtinës”.

“Deputetët nga radhët e komunitetit e popullit serb që e përfaqësojnë popullin serb këtu në parlamentin prishtinas, si kandidat për nënkryetar e propozojnë z. Igor Simiqin”, tha Simiq.

Ndryshe nga seanca e kaluar, kur përmendja e “popullit serb” në propozim solli ndërprerjen e seancës, këtë radhë punimet vazhduan. Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër propozimit.

Pas refuzimit të kandidaturës së tij për të dytën herë radhazi, Lista Serbe paraqiti emra të tjerë për nënkryetar të Kuvendit.

Fillimisht u votua deputetja Liljana Stefanoviq, e cila nuk siguroi numrin e nevojshëm të votave. Më pas, të njëjtin rezultat patën edhe propozimet për Srdjan Popoviq, Branislav Nikoliq, Jovana Radosavleviq, Milan Joksimoviq dhe Zlatan Elek.

Pas votimit kundër disa kandidaturave të Listës Serbe, Lëvizja Vetëvendosje mbështeti deputeten e kësaj partie, Tanja Vujoviq, për postin e nënkryetares së Kuvendit. Ajo mori 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

7 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

7 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

7 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

7 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago