Pas lajmit të Radiotelevizionit të Kosovës për atentat të planifikuar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vet kryeministri më pas e ka konfirmuar atë duke se thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.
Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij, transmeton Albeu.com.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kanë thënë nga MPB e e Maqedonisë për Euronews Albania.
Me herët Kurti është prononcuar në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, ku tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd. /albeu.com/