Në Dubrovnik, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas këtij takimi, Grlić Radman njoftoi se biseda është fokusuar te mbështetja e pandërprerë e Kroacisë për rrugëtimin evropian të Kosovës, te rëndësia e stabilitetit institucional dhe te avancimi i reformave.
None found
Ai bëri të ditur se në takim janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në mbrojtje, siguri, ekonomi dhe nisma rajonale. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grlić Radman.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Në fshatin Dubrosht të Komunës së Tearcës është përuruar dhe lëshuar në përdorim një segment i ri rrugor, i realizuar…
Një nga proceset më të bujshme të divorcit në historinë e Koresë së Jugut ka marrë një kthesë të re,…
BylisiKlubi i Bylisit sapo ka njoftuar afrimin e parë në këtë dritare transferimi duke prezantuar sulmuesin nga Portugalia, Mauro Ribeiron…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojnë një takim në Uashington…
Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit ka reaguar pasi një peticion i nisur nga tifozët kërkoi riluajtjen e finales së…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke folur për dorëheqjet e ish-prokurorëve e ish-gjyqtarëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë,…