Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, u takua në Ankara për konsultime politike me homologun turk, Kemal Mehmet Bozay.
Palët trajtuan marrëveshjet që janë në proces, me theks te mbrojtja, siguria, arsimi dhe turizmi. Qëllimi është të çohet më tej partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Turqisë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se bisedimet u mbajtën në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit mes dy republikave.
None found
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe përparimin e integrimit në strukturat euroatlantike.
Zëvendësministrat shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet e fundit politike e të sigurisë në rajon dhe në botë. Sipas njoftimit, ata vlerësuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë.
Konsultimet riafirmuan synimin e përbashkët për të intensifikuar dialogun politik dhe për ta konkretizuar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorë me rëndësi strategjike.
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan…
Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e…
Arsenali ka marrë lajme pozitive për gjendjen e portierit David Raya, pasi trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se lëndimi në…
Drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të "Pyjeve Kombëtare" dhe dy persona të tjerë dyshohen për abuzime në…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se në rast se do të tentohej arrestimi i tij, do të niste…
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar…