Categories: kosovë

Kolonat në kufirin kroat, Konjufca bisedon me homologun e tij për lehtësimin e pritjeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlić Radman, për shkak të pritjeve të gjata të qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Konjufca bëri të ditur se homologut kroat i ka përcjellë shqetësimin për vështirësitë që po u krijohen udhëtarëve nga këto vonesa, sidomos në kulmin e sezonit veror.

Ai tha se Grlić Radman e ka informuar se çështja do të diskutohet me autoritetet përgjegjëse kroate, për të vlerësuar mundësitë e lehtësimit të qarkullimit dhe shkurtimit të kohës së pritjes.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata që po përjetojnë qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare kroate.

Gjatë bisedës shpreha shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më bëri të ditur se këtë problem do ta adresojë me autoritetet kompetente të Kroacisë, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për qarkullim më të lehtë dhe reduktim të kohës së pritjes”, ka shkruar Konjufca.

të fundit

Lamallari: Zjarret në Delvinë dhe Finiq po përballohen nga toka e ajri, në operacion 3 helikopterë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri me dije se operacioni për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të…

7 minutes ago

E tradhtoi Denisa? Kozaku reagon pas videos që qarkulloi në rrjet: Çdo femër ka bërë gjërat e veta…

Personazhi i rrjeteve sociale, Kozaku, ka thyer heshtjen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë (live) në TikTok, ku i ka dhënë…

12 minutes ago

Ende e paqartë nëse Abdixhiku do të shoqërohet në takimin me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur…

16 minutes ago

Mujanoviq: Varrezat e reja masive në Kosovë dëshmojnë pasojat e krimeve të Millosheviqit

Politologu për politikën e Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive nga lufta…

16 minutes ago

I can never repay you…” – Yll Limani’s touching dedication to his mother

Ylli Limani ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për nënën e tij në ditën e lindjes, duke zgjedhur…

23 minutes ago

Brace raises concern over watermelon prices: Farmers sell at 6 lekë per kilogram, while it is sold for 30 lekë in tourist areas

Erion Braçe ka kritikuar rritjen e ndjeshme të çmimit të shalqirit, duke akuzuar tregtarët se po abuzojnë në kurriz të…

23 minutes ago