Categories: kosovë

Mijëra persona në Prishtinë në tubim përkrah ish-udhëheqësve të UÇK-së

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur sonte me mijëra qytetarë, të cilët janë mbledhur për të shprehur mbështetje për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Tubimi pritet të nisë së shpejti. Në shesh ka mbërritur tashmë një numër i madh pjesëmarrësish.

Protesta organizohet kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, përmes të cilit ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.

Gjatë tubimit pritet të mbajnë fjalime organizatorë dhe pjesëmarrës.

Protesta kundër vendimit janë zhvilluar sot edhe në Shkup. Tubime të ngjashme janë mbajtur gjithashtu në Melburn të Australisë, Oslo të Norvegjisë, Gjenevë të Zvicrës dhe qytete të tjera të botës.

Më herët gjatë ditës, në Prishtinë protestuan edhe tifozët kosovarë, duke kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Tags: protestauck

të fundit

SPAK pyet sekretarin e Përgjithshëm të Financave Gentian Keri, për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…

2 minutes ago

Foda: Izraelitët nuk kanë arsye të ankohen për gjendjen e fushës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…

3 minutes ago

Apeli liron nga arresti në shtëpi Klevin Metajn, të ndaluar gjatë protestave studentore kundër Ramës

Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…

4 minutes ago

Vizita e Kurtit në Paris, Gjanaj dhe Gashi: Njohjet dhe dialogu kërkojnë rezultate konkrete

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…

7 minutes ago

Elmi Aziri: Mes 80 të punësuarve në Spitalin e Kumanovës nuk ka asnjë shqiptar

Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…

11 minutes ago

Mexhiti akuzon BDI-në se po përdor Badinterin për të penguar provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…

11 minutes ago