Anëtarët e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë dalë në marsh protestues në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
None found
Protesta ka nisur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrësit pritet të marshojnë deri në sheshin “Skënderbeu”.
Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij aktiviteti është shprehja e solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkimi i mbështetjes deri në përmbylljen e procesit gjyqësor.
Studentët kanë bërë të ditur se gjatë aktivitetit do të prezantojnë edhe një memorandum me gjashtë pika. Në të parashikohen kërkesa për përkrahje financiare, politike dhe morale, si dhe për monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor.
Marshi zhvillohet pas pesë netësh protestash të mbajtura në Prishtinë kundër aktgjykimit. Gjatë ditëve të fundit, protesta janë organizuar edhe nga kategoritë e dala nga lufta, ndërsa në diasporë janë zhvilluar tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie. Ai…
Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje,…
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…
Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…
Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…