Categories: kosovë

Marshi për Liri” zhvillohet në Prishtinë katër ditë para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Prishtina pret sot marshin “Marshi për Liri”, i organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi mbahet vetëm katër ditë përpara shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Nisja është planifikuar në sheshin “Skënderbeu” në orën 14:00, ndërsa pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen që më herët në këtë hapësirë.

Organizator i marshit është lëvizja qytetare “Liria ka Emër”. Në program janë parashikuar fjalime nga kryetarët e PDK-së dhe AAK-së, Bedri Hamza dhe Ardian Gjini, si dhe nga përfaqësues të kësaj lëvizjeje, shoqatave të dala nga lufta dhe familjeve të dëshmorëve. Aktiviteti do të shoqërohet edhe me këngë patriotike.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se transporti publik brenda kryeqytetit do të jetë pa pagesë. Po ashtu, nga të gjitha qytetet e Kosovës është siguruar transport falas drejt Prishtinës për qytetarët që duan të marrin pjesë në marsh.

Aktiviteti zhvillohet në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin për shpalljen e aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i gjykimit.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por të gjithë i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë përgjegjësi penale për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte, ndërsa Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin.

Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u dërguan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Seanca e parë e gjykimit u zhvillua më 3 prill 2023.

Marshi i sotëm nuk përbën rastin e parë kur në Kosovë organizohen protesta kundër Gjykatës Speciale ose tubime në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në prill 2023, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë. Ata e vlerësuan gjykimin si të padrejtë dhe shprehën mbështetje për luftën e UÇK-së.

Më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, u organizua një tjetër tubim i madh. Mijëra qytetarë iu bashkuan marshit “Drejtësi, jo politikë”, i cili u mbajt në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ky aktivitet u zhvillua në një kohë kur gjykimi në Hagë po shkonte drejt përfundimit. Prokuroria e mbylli paraqitjen e rastit në prill 2025, ndërsa mbrojtja e përfundoi atë në dhjetor të po këtij viti. Deklaratat përmbyllëse u paraqitën në shkurt 2026.

Shpallja e vendimit u shty pas përfundimit të seancave. Fillimisht, verdikti ishte planifikuar për një periudhë më të hershme të vitit, por në korrik Dhomat e Specializuara njoftuan se ai do të bëhej publik më 16 shtator. Shtyrja u arsyetua me kompleksitetin e çështjes dhe sasinë e madhe të provave.

Vendimi i 16 shtatorit pritet të jetë ndër aktgjykimet më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të themeluara në vitin 2015 për trajtimin e rasteve që lidhen me pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

të fundit

I kërkohet Avokatit të Popullit ta dërgojë Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Një numër përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut,…

4 minutes ago

Gjimshiti: Synojmë kreun e grupit, ndaj Bjellorusisë duhet të japim maksimumin

Berat GjimshitiKapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në zonën e prononcimeve, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në…

5 minutes ago

Pse Uellsi e bën qëllimisht të çrregullt fotografinë e ekipit para çdo ndeshjeje

Për më shumë se një dekadë, Kombëtarja e Uellsit ka bërë diçka të pazakontë para çdo ndeshjeje: fotografia e skuadrës…

10 minutes ago

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt i dorëzon nesër letrat kredenciale Presidentit Begaj

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nesër pritet të zhvillojë…

12 minutes ago

Ndihmësi i Artetës: Vinicius Junior ishte në listën e Arsenalit

Arsenali kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Vinicius Junior gjatë afatit të fundit kalimtar, ka konfirmuar Miguel Molina, një nga…

17 minutes ago

Gërvalla: Projektligji për Byronë i është dërguar Zyrës së Kryeministrit

Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Kështu ka deklaruar Ministja e Drejtësisë, Donika Gërvalla përmes një…

26 minutes ago