Izet Mexhiti, njëri nga kryetarët e VLEN-it, kritikoi sot BDI-në për atë që e cilësoi keqpërdorim të parimit të Badinterit. Në një postim në Facebook, ai tha se BDI po përpiqet të bllokojë përmes këtij parimi Ligjin për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas Mexhitit, BDI po paralajmëron me mburrje se do ta pengojë miratimin e ligjit në Parlament. Ai theksoi se Badinteri është një mekanizëm kushtetues i krijuar për t’i mbrojtur shqiptarët nga majorizimi.
None found
Mexhiti kujtoi se parimi doli nga negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, ku, sipas tij, palë nuk ishin partitë politike, por shqiptarët dhe maqedonasit. Për këtë arsye, ai u shpreh se votimi i dyfishtë nuk u vendos që shqiptarët të bllokojnë njëri-tjetrin apo që partitë shqiptare ta përdorin në garat mes tyre. Qëllimi i tij, tha Mexhiti, ishte mbrojtja e shqiptarëve nga majorizimi, jo që disa shqiptarë të majorizojnë të tjerët.
Ai paralajmëroi se përdorimi i Badinterit për interesa partiake sot mund të sjellë nesër një efekt domino: subjektet politike mund të kërkojnë mënyra për të manipuluar votimin e dyfishtë dhe për t’i mbivotuar shqiptarët.
Mexhiti tha se opozita shqiptare nuk duhet ta përdorë Badinterin për të bllokuar një ligj që zgjeron të drejtat e shqiptarëve. Sipas tij, ky ligj do t’u mundësojë studentëve shqiptarë, për herë të parë në historinë e vendit, ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…
Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…
Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…
Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…
Klubi i madh i Serie A, Milani thuhet se synon transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit , Virgil van Dijk, si…