Mbetjet njerëzore të zbuluara pas reshjeve në Rahovec dërgohen në IML

Një qytetar gjeti të mërkurën e kësaj jave disa mbetje mortore në një hapësirë të hapur në Rahovec. Më pas u konstatua se eshtrat ishin njerëzore dhe se në atë vend ishin bartur nga uji si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike.

Të lidhura

None found

Në njoftimin fillestar, Policia bëri të ditur se njësitë përkatëse kishin mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kishin tërhequr mbetjet mortore.

Të shtunën, Policia njoftoi se eshtrat tashmë ishin dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rahovec 29.07.2026 – NN. Më 31.07.2026, njësitet policore, së bashku me zyrtarët e IML-së, kanë shkuar në lokacionin e njohur si ‘Rimnik i Tares’. Gjatë gërmimeve janë zbuluar mbetje eshtërore, për të cilat është vërtetuar se kanë origjinë njerëzore dhe paraqesin interes për IML.

Rasti është duke u trajtuar nga IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 1.08.2026 12:58

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort