MARCA e cilëson si ndeshje historike: Spanja “njeh” Kosovën (FOTO LAJM)

Gazeta prestigjoze spanjolle, Marca ka publikuar një artikull me titullin “Spanja ‘njeh’ Kosovën si shtet”. Në analizën e saj, thotë se përballja e sotme në futboll ndaj një shteti që qeveria s’e njeh si shtet, është indirekt njohje për Kosovën.

Spanja kishte refuzuar të luante kundër BRSS në vitin 1960 pasi nuk kishte marrëdhënie diplomatike, pas Luftës Civile.

Madje, Marca hedh një pjesë të fajit për Federatën me arsyetimin se nuk kanë bërë asnjë ankesë në FIFA për mundësinë që mos të luaj ndaj Kosovës me të njëjtat kushte sikur me përfaqësueset tjera.

Ndeshja kundër Kosovës do të thotë që lista e ekipeve me të cilat Spanja është përballur do të rritet në 92. E para ishte Danimarka, më 29 gusht 1929. Rivali i fundit që iu bashkua listës ishte Republika Islamike e Iranit. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 10:10