Lëvizja Revolta thërret protestë para Kuvendit të Kosovës më 6 gusht

Lëvizja Revolta ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste qytetare më 6 gusht, nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përpara Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e saj, lëvizja ka bërë të ditur se tubimi do të zhvillohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Tri kërkesat e organizatorëve janë publikimi i numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë në bazë të ligjit për shtetësinë, shfuqizimi i Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimi i nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë për një çështje partiake, por për sovranitetin, shtetësinë dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës. Bashkohu”, thuhet në thirrjen e Lëvizjes Revolta.


Shtuar 4.08.2026 16:54

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş