Reperi i njohur Ledri kishte planifikuar të mbante së shpejti një koncert në Helsinki të Finlandës.
“Prive” ka mësuar se koncerti është anuluar, pasi reperit i është ndaluar hyrja në shtetin në fjalë. Ledri ka tentuar të hyjë si shtetas kosovar nga Gjermania, ndërkohë që kjo e fundit ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovës.
Hyrja në Finlandë është e ndaluar deri në rastin që ju siguroni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një certifikatë që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.