LDK kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit të vendosur nga Kushtetuesja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë ditën e nesërme.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, kjo parti ka ngritur shqetësimin se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar, ndonëse afati është përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

LDK vlerëson se kjo gjendje mund ta çojë Republikën e Kosovës drejt paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së plotë të legjitimitetit institucional. Sipas saj, pasojat për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe për sigurinë juridike në vend mund të jenë të pariparueshme.

Partia thekson se gjatë tërë procesit ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar: Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e LDK-së thuhet gjithashtu se ky qëndrim është paraqitur në secilin takim konsultativ, përfshirë takimin e zhvilluar sot nga Kryetari i LDK-së.


Shtuar 7.08.2026 19:19

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantJojobetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombankobet girişbetcio