Lajm i mirë për Kosovën, trajneri i Suedisë konfirmon mungesën e rëndësishme

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka konfirmuar se Suedia do të jetë pa portierin, Robin Olsen.

Janne Andersson ka konfirmuar që portieri, Robin Olsen nuk do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Kosovës.

Olsen ishte në dyshim dhe Andersson theksoi se do të vlerësohet gjendja e tij deri në ditën e fundit. Por në një konferencë për media para gazetarëve në Prishtinë, Andersson ka konfirmuar se Olsen nuk do të jetë pjesë e formacionit.

Olsen do bashkohet me Albin Ekdal i cili gjithashtu nuk do të paraqitet në këtë ndeshje.

Suedia do të përballet me Kosovën nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”./


Shtuar 27.03.2021 21:16