Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e zhvilluar sot.
Të lidhura
None found
Seanca konstituive do të vijojë të dielën në orën 10:00, pasi nuk u bë e mundur zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Këtë e njoftoi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Fillimisht, Haxhiu u përpoq ta vazhdonte procedurën pa pritur PDK-në, me qëllim zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e LDK-së. Megjithatë, LDK-ja nuk e pranoi këtë veprim dhe u largua nga salla, duke kërkuar respektimin e procedurave për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Përballë kësaj situate, Haxhiu vendosi që seanca të shtyhej për të dielën.
