Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”
Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qëllim i këtij amandamentimi është që të mundësohet rialokimi i një shume për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B.
Po ashtu Kuvendi votoi shqyrtimi i projektligjit për Marrëvëshjen financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Para hedhjes në votim, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se e njëjta synon lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Projekti që financohet nga kjo marrëveshje ka synim rritjen e kapitalit të fondit kosovar për garantimin e kredive për 40 milion euro shtesë duke i mundësuar kësisoj fondit të garantojë edhe rreth 120 milion euro kredi shtesë për bizneset. Kjo marrëveshje do t’u mundësojë bizneseve të financojnë projekt kapitale apo edhe shpenzimet operative të cilat nuk kanë pasur mundësi t’i financojnë si pasojë e mungesës së likuiditetit që është shkaktuar nga pandemia Copvid-19 apo edhe si pasojë e mungesës së koalteralit të nevojshëm për të marrë hua nga bankat”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave ka thënë se shuma prej 40 milionë euro do të transferohet në fondin për garanci kreditore./21Media