Categories: kosovë

Kurti: Nderimi i Ratko Mlladiqit dëshmon se Serbia nuk është përballur ende me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se glorifikimi në Serbi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, tregon mungesën e një përballjeje të sinqertë me të kaluarën e luftërave në ish-Jugosllavi.

Të lidhura

None found

Kurti i bëri këto komente gjatë tryezës shkencore me temë “Memorandumi i SANU: Roli i diskursit akademik serb në nxitjen e konflikteve dhe dhunës në ish-Jugosllavi”, e cila u organizua nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”.

Duke iu referuar Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, ai theksoi se, edhe katër dekada pas publikimit, dokumenti vazhdon të ketë rëndësi për t’u analizuar, veçanërisht për ndikimin e tij në diskursin politik dhe shoqëror të Serbisë.

Sipas Kurtit, në fundin e viteve ’80 dhe përgjatë viteve ’90, pretendimet për rrezikimin e serbëve në Kosovë u shndërruan në instrument të mobilizimit politik. Pas kësaj, tha ai, erdhën suprimimi i autonomisë së Kosovës, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, diskriminimi dhe represioni shtetëror.

Ai vuri në dukje se zhvillimet historike në ish-Jugosllavi tregojnë se narrativat e hartuara dhe të mbështetura nga qarqe politike e akademike mund të krijojnë kushtet për normalizimin e diskriminimit dhe pranimin e dhunës si mekanizëm politik.

Një pjesë të fjalës së tij Kurti ia kushtoi edhe Ratko Mlladiqit, i cili është dënuar për gjenocid dhe krime lufte. Ai kritikoi faktin që Mlladiqi u prit me nderime në Serbi pas vdekjes.

“Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë nënvizoi se shoqëritë demokratike duhet të kenë institucione akademike të pavarura, arkiva të qasshme dhe diskutim shkencor të mbështetur te faktet, në mënyrë që e kaluara të dokumentohet dhe të mos deformohet.

Ai e cilësoi po ashtu të domosdoshëm dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, si dhe ruajtjen e dëshmive për brezat që do të vijnë.

Kurti përmbylli fjalën duke thënë se Kosova ka përgjegjësinë të dokumentojë me saktësi, të analizojë me seriozitet dhe ta mbrojë të vërtetën historike përmes fakteve.

të fundit

Skënderbeu me vetëm 1 pikë pas 3 javësh, Ahmataj: Fati nuk na ka ndihmuar, Egnatia dhe Dinamo nuk treguan epërsi ndaj nesh

Julian AhmatajEgnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 minutes ago

Pas 72 orësh në qeli, Arben Kola rikthehet në protestë: Arrestimi im ishte politik, me urdhër të Ramës

Aktivisti Arben Kola, i cili u la i lirë pas 72 orësh në qeli bashkë me 13 protestues të tjerë…

12 minutes ago

Kamberi ngre shqetësimin për presionin ndaj policëve shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj…

14 minutes ago

VIDEO/ The two versions circulating about the clash between businessmen Luan Muça and Vasil Bedinaj in Vlora

Në pjesën tjetër të botës, biznesmenët po vrasin mendjen se si të fusin inteligjencën artificiale në kompanitë e tyre, si…

16 minutes ago

Arben Ahmetaj returns! This time with audio recordings on government scandals

Arben Ahmetaj rikthehet të hënë në orën 20:45 në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV për të dhënë intervistën e…

17 minutes ago

Levan under threat from fire, three people show signs of smoke inhalation

Situata në Levan, mbetet kritike për shkak të përhapjes së flakëve. Në terren janë angazhuar mjekë dhe infermierë të Qendrës…

17 minutes ago