Categories: kosovë

Kamberi ngre shqetësimin për presionin ndaj policëve shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka denoncuar presionin dhe diskriminimin që, sipas tij, po u bëhet pjesëtarëve shqiptarë të Policisë së Serbisë në Bujanoc dhe Preshevë.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, ai ka deklaruar se shqiptarët po përballen me diskriminim sistematik brenda këtij institucioni, ndërsa ka vënë në dukje se prej më shumë se një dekade nuk është rekrutuar asnjë shqiptar në polici.

Kamberi ka thënë se ndaj policëve shqiptarë nuk po ushtrohet presion vetëm nga pushteti në Beograd. Sipas tij, kohët e fundit, sulme ndaj tyre kanë ardhur edhe nga përfaqësues të caktuar të opozitës.

“Pra, ajo që po i bashkon pushtetin dhe një pjesë të opozitës në Beograd është një qasje e përbashkët: presioni dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Deputeti shqiptar ka kundërshtuar gjuhën e përdorur dhe akuzat e bëra ndaj pjesëtarëve shqiptarë të policisë, duke kujtuar se përfshirja e shqiptarëve në këtë institucion nisi në vitin 2001, pas një marrëveshjeje politike të ndërmjetësuar nga OSBE-ja.

Sipas tij, marrëveshja kishte për qëllim të siguronte përfaqësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për shqiptarët në institucionet e sigurisë.

Megjithatë, Kamberi ka theksuar se përfaqësimi shqiptar në polici nuk është zgjeruar dhe konsoliduar, por ka pësuar rënie të vazhdueshme.

Ai u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse në Serbi të shpjegojnë përse shqiptarët nuk po rekrutohen në polici prej më shumë se një dekade dhe përse numri i tyre në këtë institucion po zvogëlohet vazhdimisht.

“Sepse shqiptarët nuk do të pranojnë që përfaqësimi i tyre institucional të kthehet në objekt të pazareve politike të Beogradit”, ka deklaruar Kamberi.

Në përmbyllje të reagimit, ai ka pyetur nëse pushteti dhe një pjesë e opozitës në Beograd e konsiderojnë ende të madh numrin e vogël të policëve shqiptarë që kanë mbetur në Bujanoc dhe Preshevë.

të fundit

OBRM-PDUKM: Sondazhet e munguara dhe rezultati në Bërvenicë dëshmojnë goditjen ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…

3 minutes ago

Nagip Arifi ushtron të drejtën e votës dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas përfundimit…

8 minutes ago

Berisha paralajmëron shkrirjen e “Shqiponjave” dhe RENEA-s: Nuk i njohim masat e Ramës, padrinos do t’i japim atë që meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe ndjekjen penale të…

11 minutes ago

KFOR reorganization raises questions about the future of the US presence in Kosovo

Për më shumë se dy dekada, prania e ushtarëve amerikanë në Kosovë ka qenë jo vetëm pjesë e misionit paqeruajtës…

12 minutes ago

US: Strategic dialogue with Kosovo to resume after commitments to the Serbian community are fulfilled

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë…

12 minutes ago

SDSM: Mickoski’s government rejected a 600-euro minimum wage, citizens are getting poorer

Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat nuk e ndjekin ritmin e shtrenjtimit, ndërsa barra financiare mbi familjet bëhet gjithnjë e më…

14 minutes ago