kosovë

Kurti: Nuk ka ende drejtësi dhe paqe për Srebrenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk ka drejtësi dhe paqe për Srebrenicën dhe Bosnje e Hercegovinën, teksa kritikoi politikanët në rajon që mohojnë gjenocidin e ndodhur në Bosnje.

Gjatë ceremonisë përkujtimore për 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, të organizuar në Prishtinë, Kurti tha se “Serbia u bë përgjegjëse që nuk e ndaloi kryerjen e krimeve, ajo asnjëherë nuk u bë përgjegjëse që e kreu pamëshirshëm këtë gjenocid”.

Të lidhura

None found

Sipas kryeministrit kosovar, dënimi me burgim të përjetshëm nga gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi, i ish-presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe ish-udhëheqësit ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq, për gjenocidin në Srebrenicë, janë tregues se ngjarjet në Bosnje u kryen nga jashtë.

“Ky është tregues që gjenocidi në Bosnje nuk ka ndodhur nga brendësia, por nga jashtë, që përgjegjës nuk janë vetëm disa serbë të Bosnjës, por Serbia si shtet. Prandaj, ende nuk ka drejtësi dhe paqe për Srebrenicën dhe Bosnjën”, tha Kurti.

Kurti kritikoi politikanët në Serbi dhe në entitetin e Republikës Sërpska që refuzojnë të pranojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Ky mohim, sipas tij, “vë kripë në plagën” e familjarëve të viktimave.

“Ne duam paqe, bashkëpunim dhe barazi mes shteteve dhe popujve në Ballkan. Por, themelimi i kësaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e paimagjinueshme se si në shekullin 21 ka politikanë në rajonin tonë që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut dhe kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e duke vendosur drejtësi. Dhe i vetmi dialog i mirë kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve”, tha Kurti.

I pranishëm në këtë ngjarje për të kujtuar viktimat e Srebrenicës ishte edhe deputeti nga Bosnje e Hercegovina, Shemsudin Mehmedoviq.

Ai tha se më 11 korrik, kur bëhen 28 vjet nga kryerja e gjenocidit në Srebrenicë, e gjithë bota demokratike do të bëjë homazhe për mbi 8.000 viktimat.

“Por, do të ketë edhe të tillë që nuk do të duan të bëjnë homazhe. Ata të cilët sot përkrahin Federatën Ruse, që bënë shkelje të mëdha kundër Ukrainës, kjo është Serbia dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë. [Presidenti i Serbisë] Aleksandar Vuçiq dhe [presidenti i entitetit të Republikës Sërpska] Millorad Dodik, që nuk e pranojnë Kosovën tuaj dhe Bosnjën e Hercegovinën time. Ata nuk na pranojnë as si popuj për shkak të politikave të tyre gjenocidale dhe përsëritjes së krimeve”, tha ai.

Sipas Mehmedoviqit, politika e Serbisë është që asnjëherë të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës, por në të ardhmen do ta njohë Republikën Sërpska si shtet “dhe në këtë mënyrë të tentojë të shkatërrojë pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnje e Hercegovinës”.

Dy vjet më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që njeh ngjarjet e ndodhura në Srebrenicë si gjenocid.

Në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, forcat e ushtrisë së serbëve në Bosnje, të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem.

Gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi i ka cilësuar këto vrasje si gjenocid. Por, në Serbi dhe në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga nivele më të larta shtetërore vazhdojnë të mos e pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

të fundit

Tuchel përballet me telashe, Anglia humb yllin e skuadrës për të paktën edhe dy sfida

Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…

36 minutes ago

Befasi e madhe në Botëror, Kepi i Gjelbër siguron kalimin në fazën me eliminim direkt

Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.Edhe pse shihej…

1 hour ago

Spanja mposht Uruguain dhe siguron kalimin në raundin tjetër të Kupës së Botës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Uruguait, për t’i eliminuar nga Kampionati Botëror 2026 si dhe siguruar një vend…

1 hour ago

Manuel Ugarte dëmtohet rëndë në ndeshjen ndaj Spanjës

Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues…

2 hours ago

Barcelona synon ta mbajë përfundimisht Patricio Pacificon

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Barcelona shpreson ta finalizojë gjatë javës së ardhshme transferimin përfundimtar të mbrojtësit të talentuar uruguaian,…

3 hours ago

Federata e Brazilit i drejtohet FIFA-s për golin e pavlefshëm të Vinicius ndaj Skocisë dhe kërkon mbrojtjen e integritetit sportiv

Konfederata Braziliane e Futbollit ka dërguar një letër zyrtare në FIFA për të protestuar ndaj anulimit kontrovers të golit të…

4 hours ago