Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për vazhdimin e sotëm të seancës konstituive.
Të lidhura
None found
“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputeti më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, u shpreh shkurt Kurti.
Kuvendi i Kosovës do të vijojë sot seancën konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht, pas kërkesës së kryesuesit Avni Dehari.
Vazhdimi i punimeve është caktuar për në orën 11:00.
Ndërkohë, partitë që gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë, si dhe organizatat joqeveritare, kanë vlerësuar se afati prej 30 ditësh për përfundimin e konstituimit të Kuvendit të ri skadoi në mesnatë.
