Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se konstituimi i Kuvendit pas përfundimit të afatit kushtetues ngre pikëpyetje mbi fuqinë e kësaj legjislature për të prodhuar ndonjë rezultat.
Të lidhura
None found
Sipas Haradinajt, objektivi përfundimtar i partisë fituese ka qenë që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.
“Nuk e di më nëse kjo legjislaturë e ka fuqinë për të prodhuar ndonjë efekt.
Duke qenë kështu, po mbesin shumë pak opsione ose po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – që të na dërgojnë në zgjedhje prapë”, tha Haradinaj.
