Kurti: Komuniteti egjiptian ka rol të pandashëm në historinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës

Me rastin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar një pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.

Në adresimin e tij, Kurti u shpreh se ditët memoriale mbartin më shumë emocione sesa ato festive, sepse, sipas tij, ato rikthejnë vëmendjen te rrugëtimi dhe kontributi i komunitetit egjiptian në shoqërinë kosovare dhe në shtetndërtimin e vendit.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se komuniteti egjiptian ka qenë një pjesë e pandarë e historisë së Kosovës në çdo etapë të zhvillimit të saj.

Sipas Kurtit, ky komunitet ka kontribuar në fusha të ndryshme, përfshirë jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore, teksa nënvizoi rëndësinë e barazisë, përfaqësimit dhe respektimit të të drejtave për të gjitha komunitetet.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri në detyrë përmendi edhe figura dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian që kanë lënë gjurmë në historinë dhe institucionet e Kosovës, ndërsa vlerësoi edhe praninë e tyre në Kuvend dhe në jetën publike.

Po ashtu, Kurti prezantoi disa masa të Qeverisë që, sipas tij, kanë pasur për synim përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet joshumicë, mes tyre investime në infrastrukturë, mbështetje për banim, bursa për studentë dhe rritje të punësimit në institucionet publike.

Në fund, ai bëri thirrje për bashkëjetesë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke theksuar se Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş