Kurti i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës, në Davos

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti./express

Shtuar 26.05.2022 09:31