Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
Këto takime do të zhvillohen në Bruksel ndërsa është bërë me dije se thelbi i tyre nuk do të jetë çështja e dialogut apo ndërmjetësimi dhe normalizimi i raporteve mes dy vendeve.
Kaja Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të Këshillit Europian nisën mandatin më 1 dhjetor. Ndërkohë një çështje e rëndësishme që marrë nën drejtimin e saj, është dialogu mes vendeve fqinje, Kosovës dhe Serbisë teksa tensionet mes tyre momentalisht janë të larta.
Albin Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë dhe takime të tjera me përfaqësuesit europianë, me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta ndërsa një darkë joformale pritet të shtrohet për gjithë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë që Kosova dhe Serbia anë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre që nga ngjarja e fundit e ndodhur në veri të Kosovës ku u odh në erë kanali i Ibër-Lepencit, kryesori për furnizimin me ujë dhe energji leketrikte të një pjese të konsiderueshme të Kosovës.
Kjo ngjajre është cialësuar si një akt terrorist ndërsa qeveria kosovare ka bërë fajtor Serbinë dhe grupet terroriste të lidhura me Beogradin zyrtar.