Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend për të zhbllokuar situatën politike

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Në takim janë të pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Para takimit, Kurti u shpreh optimist për mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në.

“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive”, ka deklaruar Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar takime edhe në të kaluarën, por deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.

Abdixhiku, Osmani dhe Haziri mbërritën në Kuvend për takimin me Kurtin në orën 16:17.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, shkoi në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Më herët gjatë ditës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim konsultativ me liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes. Në fokus ishte zgjedhja e Presidentit të ri.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, si tri partitë opozitare, nuk morën pjesë në këtë takim.

Kurti mbërriti për takimin me LDK-në në orën 16:16 dhe u deklaroi mediave gjatë rrugës se po shkonte në takim me pozitivitet.

“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive”, tha Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ishte paralajmëruar në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte ftuar partitë parlamentare në takim për të martën. Megjithatë, ish-partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, e bojkotuan atë.

Ky zhvillim u bë i ditur pas një konference për media të mbajtur pas takimit që Haxhiu zhvilloi me përfaqësues të partive politike parlamentare të komuniteteve jo-shumicë.

Takimi Kurti–Abdixhiku nisi në orën 16:34.


Shtuar 18.08.2026 16:47

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom