Agim Rexhepi kritikon Përparim Ramën: Komunave u duhet punë, jo protesta politike të organizuara

Analisti Agim Rexhepi ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit bëri thirrje për protestë kundër Albin Kurtit.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi vlerësoi se Rama ka kapërcyer ndarjen ndërmjet detyrës institucionale dhe veprimtarisë politike. Sipas tij, udhëheqësit komunalë janë zgjedhur për t’u ofruar shërbim qytetarëve dhe jo për të marrë rolin e organizatorëve të protestave politike.

“Përparim – Komunat kanë nevojë për punë, jo për protesta të orkestruara politike”, shkroi Rexhepi.

Reagimin publik, ai e titulloi: “Kur kryetarët e komunave bëhen thirrës të protestave politike”.

Rexhepi deklaroi se ftesa e Përparim Ramës, e bërë në emër të kryetarëve të komunave për të protestuar kundër Albin Kurtit, përbën një tejkalim të dukshëm të kufirit që ndan përgjegjësinë institucionale nga agjenda politike. Ai theksoi se kryetarët komunalë e kanë marrë mandatin për t’u shërbyer qytetarëve, jo për t’u kthyer në drejtues të përplasjeve politike ndaj një Qeverie apo kryeministri.

Sipas tij, nëse kryetarët kanë vërejtje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ato duhet t’i paraqesin si individë politikë dhe në emër të subjekteve të tyre. Rexhepi e cilësoi të papranueshëm shfrytëzimin e autoritetit institucional dhe të emrit të të gjithë kryetarëve për një veprim politik, duke thënë se kjo tregon që disa ende nuk e kanë kuptuar se pushteti lokal nuk u përket partive.

Në përmbyllje, ai përsëriti mesazhin: “Përparim – Komunat kanë nevojë për punë, jo për protesta të orkestruara politike”.


Shtuar 18.08.2026 16:48

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom