Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në Zyrën e Kryeministrit senatorën amerikane Joni Ernst, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend dhe marrëdhëniet e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
None found
Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë ushtarake amerikane në Kosovë. Kurti deklaroi se Kampi Bondsteel duhet të kthehet në një bazë të përhershme të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, një prani e tillë do të garantonte paqen dhe sigurinë në Kosovë e në rajon, ndërsa do të përbënte edhe një pikë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore.
“Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën tonë. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kurti.
Kurti bëri të ditur se me senatoren Ernst diskutoi gjithashtu për ecurinë e Kosovës në fushën e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë së brendshme.
Ai e cilësoi Joni Ernstin një prej mikeve dhe mbështetëseve të rëndësishme të Republikës së Kosovës, si dhe një nga zërat më të fortë në mbështetje të vendit në Kongresin amerikan.
Takimi u zhvillua pas bisedës që Kurti dhe Ernst patën në shtator të vitit të kaluar në Washington DC.
Qytetarët e Prishtinës ankohen për mbeturinat e pambledhura prej ditësh në disa lagje të kryeqytetit. Kompania “Pastrimi” kërkon ndjesë për…
Gazmend Hoxha i njoftoi zyrtarët e lartë ushtarakë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me misionin e KFOR-it…
Në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”,…
Kompania GM Defense ka prezantuar një kamion të ri ushtarak pa kabinë dhe pa drejtues, të bazuar në platformën e…
Më 25 tetor 2026, në Serbi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura më 9 shtator nga presidenti…
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, tha se vendi i tij do ta vazhdojë angazhimin e sigurisë në Ballkanin…