Categories: sport

PSG vepron shpejt për ta zëvendësuar Desire Doue, identifikon profilin ideal

Paris Saint-Germaini ka filluar menjëherë kërkimin për një përforcim në repartin e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit. Drejtori sportiv Luis Campos ka vendosur tashmë se çfarë lloj lojtari i nevojitet për të mbuluar mungesën e Desire Doue.

Sipas mediumit francez Foot Mercato, dëmtimi i rëndë i Doue, i cili pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit në ndeshjen kundër Nice dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, e ka bërë edhe më të nevojshëm përforcimin në sulm.

Të lidhura

None found

Vështirësitë për trajnerin Luis Enrique janë shtuar edhe më shumë për shkak të mungesës afatgjatë të Khvicha Kvaratskhelias dhe problemeve të vazhdueshme fizike të Ousmane Dembeles.

Campos është në kërkim të një sulmuesi të gjithanshëm, idealisht një anësor, i cili di të kalojë kundërshtarët në duele një kundër një, të krijojë avantazh në hapësira të ngushta dhe të përshtatet me sistemin taktik të Luis Enriques.

Në listat e mëparshme të PSG-së ishin përfshirë edhe Paris Brunner nga Monaco dhe Eli Junior Kroupi nga Bournemouth, por sipas Foot Mercato, asnjëri prej tyre nuk i plotëson plotësisht kërkesat që klubi parisien ka për këtë afat dimëror.

Drejtuesit e PSG-së nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për transferime të nxituara në mesin e sezonit, por synojnë të bëjnë një investim të zgjuar dhe të sigurojnë një lojtar të besueshëm.

Ndërkohë, Luis Enrique ka në dispozicion edhe alternativa të brendshme si Ferran Torres, Mika Godts dhe Senny Mayulu, por Luis Campos do të vazhdojë të punojë për të gjetur një zgjidhje gjatë afatit kalimtar të janarit.

të fundit

Surpriza në Durrës, Teuta mposht Apoloninë dhe merr kreun e renditjes

Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…

13 minutes ago

Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…

13 minutes ago

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

33 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

34 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

34 minutes ago

Rritet me 118 për qind borxhi i familjeve, Aleanca: Qytetarët po mbijetojnë me overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

38 minutes ago