sport

Duka zbulon dëshirën për shortin e Botërorit 2028, presidenti i FSHF-së preferon grupin me katër skuadra

Presidenti i FSHF-së dëshiron një grup me katër skuadra për kuqezinjtë, ndërsa për U21 nuk ka kundërshtarë të preferuar: “Janë të gjitha skuadra në një nivel shumë të lartë sportiv”.

Shqipëria pret dy shorte të rëndësishme në ditët në vijim. Më 26 nëntor në Beograd do të hidhet shorti i kualifikueseve të Europianit U21, ndërsa në Belfast do të përcaktohen grupet e eliminatoreve të Europianit 2028 për Kombëtaren A, më 6 dhjetor. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar preferencat e Shqipërisë për të dyja shortet. Për përfaqësuesen U21, ai nuk sheh një kundërshtar më të favorshëm, duke vlerësuar e lartë të skuadrave pjesëmarrëse.

Të lidhura

None found

“Unë kam parë skuadrat edhe, edhe pozicionimin se ku do të jetë skuadra jonë, dhe është shumë e vështirë që të zgjedh se kë nga ata mund të mendosh që mund ta kemi më të lehtë.

Janë të gjitha skuadra në një nivel shumë të lartë sportiv, me, me eksperiencë dhe histori rezultatesh shumë të mirë, kështu që ajo që duhet të uroj është që të përgatitet dhe ekipi sa më mirë për çdo lloj kundërshtari që do sjellë shorti. Nuk mund të shpreh ndonjë dëshirë që mund të sjelli ai shorti i 21-vjeçarëve”, u shpreh Duka.

Ndryshe është situata për Kombëtaren A. Shqipëria ndodhet në vazon e tretë dhe, mes mundësisë për të qenë pjesë e një grupi me katër ose pesë skuadra, preferon variantin e parë. Një grup me katër ekipe do të niste kualifikueset në muajin shtator, duke i dhënë kuqezinjve mundësinë të shfrytëzojnë periudhën e mëparshme për përgatitje dhe katër ndeshje miqësore.

Duka shpjegon se kjo mundësi lidhet edhe me faktin që Shqipëria nuk do të luajë në mars ndeshje play-off të Ligës së Kombeve, pas vendit të parë të siguruar në grup.

“Do jenë gjysma e grupeve me pesë ekipe dhe gjysma me katër. Katër ekipet më të forta do jenë me katër skuadra dhe ato që janë me katër skuadra do i fillojnë kualifikueset në shtator. I thashë këto për me thënë që mbase, nëse do jemi me katër skuadra dhe fillojmë në shtator, është diçka më mirë sepse kemi kohë, duke qenë që ne nuk kemi për të luajtur ndeshje play-off-i në mars për Nations League si rezultat i renditjes së parë, kemi kohë për të zhvilluar katër ndeshje miqësore deri në shtator”, deklaroi presidenti i FSHF-së.

Megjithatë, ky skenar ka edhe një kosto sportive. Në grupet me katër skuadra do të jetë një prej përfaqësueseve më të forta të Europës, çka e bën më të vështirë rrugëtimin drejt fazës finale. Pavarësisht kësaj, Duka e shpreh qartë dëshirën e tij për shortin në Belfast: “Kështu që i uroj të bimë me katër skuadra, po kjo me katër skuadra ka një të keqe tjetër sepse një nga ato të katërta është nga top skuadrat e Europës”.

të fundit

Surpriza në Durrës, Teuta mposht Apoloninë dhe merr kreun e renditjes

Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…

39 minutes ago

Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…

39 minutes ago

PSG vepron shpejt për ta zëvendësuar Desire Doue, identifikon profilin ideal

Paris Saint-Germaini ka nisur kërkimet për një përforcim në repartin ofensiv për afatin kalimtar të janarit, pasi drejtori sportiv Luis…

40 minutes ago

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

60 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

60 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

1 hour ago