Kryeprokurori Isufaj në varrin masiv të Zubin Potokut: Identifikimi i trupave do të marrë kohë

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, ka shkuar në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku të martën u gjet një varr masiv. Dyshohet se në të ndodhen trupat e 23 intelektualëve nga Mitrovica, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Duke folur për mediat, Isufaj njoftoi se procesi i gërmimit tashmë ka filluar, ndërsa deri në këtë fazë është konfirmuar se mbetjet mortore të zbuluara janë njerëzore.

Ai vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës, kolegëve dhe stafit të Prokurorisë Speciale, si dhe punën profesionale të ekipit të Mjekësisë Ligjore në identifikimin e mbetjeve mortore.

Kryeprokurori special theksoi se ende nuk mund të përcaktohet se kur do të mbyllet procesi, pasi gërmimet në varrin masiv mund të kërkojnë kohë.

Sipas Isufajt, identifikimi duhet të kryhet sipas standardeve përkatëse dhe secili trup duhet të verifikohet përmes ADN-së. Ai sqaroi se mbetjet nuk mund të nxirren menjëherë, sepse fillimisht nevojitet konstruktimi i trupit të njeriut dhe vetëm më pas ato mund të dërgohen në Mjekësinë Ligjore për procedurat e tjera.

Në fund, Isufaj kërkoi që të shmangen deklarimet e shumta për këtë rast, duke paralajmëruar se ato mund ta dëmtojnë ose ta devijojnë procesin.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet