Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku djali ka ekzekutuar të ëmën.
Vrasjen e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.
“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar Rugova.