Krasniqi i bën thirrje Prokurorisë të rihapë rastin e “1 milion eurove të Shehollit

Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë sërish hetimet për rastin e rreth një milion eurove, të cilat Fatmir Sheholli dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se i kanë marrë nga persona të lidhur me AKI-në.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, Krasniqi deklaroi se çështja nuk duhet të kufizohet vetëm te dyshimet për keqpërdorim të mjeteve financiare. Sipas tij, duhet të verifikohet nëse rasti përmban edhe elemente të tradhtisë ndaj vendit, sabotimit, spiunazhit, cenimit të sigurisë kombëtare dhe dëmtimit të rendit juridik.

Ai kërkoi që hetimi të mos u ngarkohet personave që, sipas pretendimit të tij, kanë ndikuar në mbylljen e mëparshme të rastit. Krasniqi theksoi se edhe roli dhe përgjegjësia e tyre duhet të bëhen objekt hetimi.

Në postimin e tij, Krasniqi tha se Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht për rihapjen e hetimeve lidhur me 1 milion eurot që, sipas tij, Gashi, Maxhuni dhe bashkëpunëtorët e tyre në AKI ia kanë dhënë Shehollit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai i bëri thirrje KPK-së dhe kryeprokurorit që të ndërhyjnë menjëherë, ndërsa kërkoi të sqarohet se ku kanë përfunduar këto mjete. Krasniqi ngriti gjithashtu pyetjen se cilët individë, figura publike, parti, OJQ, media dhe portale janë financuar me to.


Shtuar 26.08.2026 18:34

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis