Noela Trakaniqi, vajza 7-vjeçare nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë.
Nëna e saj ka njoftuar se vogëlushja është diagnostikuar me sëmundjen e tumorit meningeal.
“Operacioni i saj deri më tani ka ndodhur në Kosovë, por mjekët kanë sugjeruar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit pasi nuk kanë mundësi të bëjnë terapi pasi është një sëmundje e rrallë”, ka njoftuar nëna e saj.
“Noela ka mundësinë të marrë trajtim në Gjermani. Vazhdimi i trajtimit të saj do të kërkojë një shumë të konsiderueshme prej rreth 200,000 mijë euro, e cila është e papërballueshme për ne si familje”, ka shkruar tutje nëna e saj në Facebook.

