Konjufca i kërkon Kallasit që BE-ja të reagojë më ashpër ndaj deklaratave të Paunoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ku kërkon që BE-ja të mbajë qëndrim më të fortë ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq.

Paunoviq kishte deklaruar se, po të gjendej në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Të lidhura

None found

Në letrën drejtuar Kallasit, Konjufca e konsideron këtë deklaratë si “lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës”, nxitje të urrejtjes dhe rrezik për paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerëson se fjalët e një ministreje në detyrë nuk mund të paraqiten si një gabim i zakonshëm. Sipas Konjufcës, intervista e saj përmbante retorikë revizioniste dhe armiqësore, e cila cenon dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri në detyrë ka shprehur po ashtu shqetësim për reagimin e parë të Bashkimit Evropian, të cilin e ka cilësuar si të vonuar dhe të kufizuar.

“Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik”, thuhet në letër.

Në dokument, Konjufca kërkon që BE-ja ta dënojë hapur dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq, t’u rikujtojë institucioneve serbe se deklarata të tilla nuk përputhen me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit, si dhe ta trajtojë këtë çështje në dialogun politik me Serbinë dhe në procesin e integrimit evropian.

Ai i ka kërkuar gjithashtu Kallasit që sa më shpejt të zhvillojnë një takim ose një bisedë telefonike për këtë çështje.

Në përmbyllje të letrës, Konjufca thekson se Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për demokracinë shumetnike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve. Ai nënvizon se spastrimi etnik dhe ndëshkimi kolektiv mbeten të papranueshme në çdo formë.


Shtuar 17.07.2026 23:22

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş