Koci kundërshton zgjedhjen e Presidentes: Pas skadimit të afatit kushtetues, Kosova duhet të mbajë zgjedhje

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësimin për respektimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Të lidhura

None found

Sipas Kocit, procedura duhej të përmbyllej deri më 6 tetor. Ai vlerëson se tejkalimi i këtij afati e obligon vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme, transmeton “Bota sot”.

Koci ka theksuar se në paragrafin 226 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastet KO256/26 dhe KO258/26 përcaktohet qartë se Kuvendi shpërndahet në bazë të Kushtetutës.

Ai ka rikujtuar gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.

Për avokatin, mbajtja e zgjedhjeve tashmë nuk është çështje zgjedhjeje politike, por detyrim kushtetues.


Shtuar më 7.10.2026 00:39