Haradinaj pas miratimit të ndryshimeve për Specialen: Fitorja u takon protestuesve që qëndruan të palëkundur

Daut Haradinaj, nga Aleanca, ka reaguar pas miratimit të ndryshim-ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, ai e cilësoi vendimin si një sukses të protestuesve, të cilët, sipas tij, nuk u tërhoqën për ditë të tëra.

Të lidhura

None found

Haradinaj kritikoi gjithashtu ata që, siç u shpreh, bënë pazare në kurriz të dënimit të liderëve të UÇK-së.

“Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan, ndërsa ata që bënë pazare në kurriz të dënimit të liderëve të UÇK-së, le të mendohen mirë”, shkroi ai.

Në fund të reagimit të tij, Haradinaj e mbylli me thirrjen: “UÇK!”.


Shtuar më 7.10.2026 00:39