Në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kosovë, ku dy të rinj lanë të vdekur 18-vjeçaren, këngëtarja Gjira Kajtazi ka rrëfyer eksperienca me dhunën që i ka parë me sytë e saj në rrugët e Prishtinës.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku dy burra lanë të vdekur një 18-vjeçare.
Një ndër to është edhe këngëtarja, Gjira Kajtazi, e cila përmes një postimi në “Instastory” ka vendosur që të rrëfejë një eksperiencë dhune që ka parë me sytë e saj në rrugët e Prishtinës.
“…isha deshmitare e dhunes… disa here ne rruget e prishtines kom pa raste ku tipi e shtin ne qosh femnen qe pe don Kaq fort edhe i mshojke sa mujke… cfar sikleti me Pa e Mos me dit Qysh me ndihmu … u sillsha posht e nalt e Kur m’erdh taxisti e pyta: a kishe mujt me m’ ndihmu me insistu? As qe e mendoj cka thash… e Po m’pergjigjet: hajt, motra jem, Se Ku me dit cka ka bo Ajo…
e ktu esht thellbi problemi i gjith ksaj qeshtje qe duhet ta mendojm shume ma thell …. Se ende e arsytojm dhunen …,,fmija lyp me rreh Pak… pa rreh pak s’ bon…” e qata femi jon dikur te rritur qe e shofin dhunen si diqka normale … diqka t’arsyshme… diqka qe ndoshta ja merr mendja qe esht pjese e dashurise.. sepse ,,edhe babi/ vllai m’kan rreh …..
Femnave te reja qe perjetojn dhunë ndaj „i dashuri” du me ju thane: aj nuk Te don ty e as veten e vet!
s’po thom qe ska dhune ne vende tjera… Po n’ kosov du me Pas perkrahje nga dikush kur du me insistu e jo me Ma bo: hajt se ku me dit cka ka bo….?!?”- shkruan ajo.