Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) bëri të ditur se njësia A3 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, ndërsa sinkronizimi me rrjetin elektroenergjetik pritet të ndodhë së shpejti.
Të lidhura
None found
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj faze, për arsye teknologjike, mund të vërehet emetim më i theksuar i tymit për disa orë. Korporata e cilësoi këtë si një dukuri të përkohshme, të lidhur me procesin e startimit të njësisë.
KEK kërkoi mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër, duke i falënderuar për mirëkuptimin.
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK Sh.A.
