“Jam e dashuruar”, Rita Ora konfirmon martesën me regjisorin e njohur, planifikon së shpejti dasëm

Thashethemet për një unazë në gisht dhe martesë të fshehtë mes Rita Orës dhe regjisorit Taiki Waititi qarkulluan pafundësisht gjatë muajve të verës në mediat britanike. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka hedhur hapin e rëndësishëm dhe ka pranuar se martesa është e vërtetë. Madje 31-vjeçarja tha se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, ka shtuar këngëtarja me famë botërore.

Ajo tha në podkasitn “Jaime Wintstone’s Greates Night Ever”: “Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar, amen!”.

Shtuar 21.09.2022 08:24