Vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që profesori Lulzim Paci nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ditën e djeshme ka treguar mbështetjen e tij për profesorin.
None found
Derisa bëri një shkrim në Facebook, ai theksoi se do të takohet sot (e martë) me të dhe se do t’ia bëjë një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi.
Megjithatë, ‘profa i TikTok’-ut iu përgjigj duke thënë se qëndron mirë financiarisht, nuk e ka bërë këtë për para e vëmendje.
Labi nga ana tjetër në postimin e radhës shtoi se pushimi nuk kishte të bënte me anën financiare, por si shenjë respekti për profesorin.
Postimi i plotë i Labit:
“Mirëmengjesi prof dhe qytetar!
Se pari, nje vleresim për deputeten që kishte kerkuar falje e qe as nuk e kisha ditur se kush e ka berë ate postim për herë të parë , por që kërkim falja pranohet te Zoti e lere me te njeriu.
Prandaj respekt për deputeten.
E dyta, o prof i yni!
Pasha besën e Zotit, për ato bileta që e kam cekur, e kam cekur që nga duart e shqiptarëve vetem në shenjë respekti , se që i ke mundesitë personale me shkua në pushime ate e dim , dhe po ashtu edhe nga miqët e familjarët e tu e kuptuam që kujdesën për ju!
Atë premtim e kam thënë pa asnjë të keqe , se me pas mundesi, të gjithë mësimdhënësit i kisha shpërblyer me pushime vetëm me ju dhurua vullnet, se boll që na i mesojnë femijet tanê me ato rroga të vogla
Respekt që me ke falenderu në emision dhe kur të jeni gati , pas atij pushimi që e keni të paguar, prap i qendrojmë atij premtimi shpirtror e shoqëror ndaj teje.
“Prof, gjithsesi do ti qojmë nga dy gota qaj në Vushtri, se është ndjenjë e mirë , na duket si të pim qaj në Stamboll”
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk…
Erling Haaland ka reaguar pas fitores së madhe 2-1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales së Kupës së…
Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me…
Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s pas vendimit për të lejuar Folarin Balogun të luajë në…
Ndeshja e shumëpritur e 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Meksikës dhe Anglisë është shtyrë zyrtarisht për shkak…
Meksika dhe Anglia do të përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës në stadiumin legjendar meksikan Azteca.Dueli i…